KreuCelebrity

“Kinder Surprise” me salmonelë, Kosova largon nga tregu këto çokollata! Po Shqipëria?

Prej ditësh në Europë është rritur alarmi pas helmimit të qindra fëmijëve pasi konsumuan çokollatat “Kinder Surprise”.

Pas analizave të kryera në çokollatat “Kinder Surprise” është konfirmuar prania e bakterit ‘Salmonella Typhimurium’. Menjëherë ky produkt ka filluar të hiqet nga dyqanet dhe marketet në shumë vende të Evropës, vendim të cilin së fundmi e ka marrë edhe Kosova.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka hequr nga tregu disa produkte Kinder për t’i paraprirë rrezikut që mund t’iu kanoset fëmijëve që i konsumojnë ato. “Edhe pse deri më tani asnjë nga produktet Kinder të tregtuara në Kosovë nuk ka ndonjë analizë që ka rezultuar pozitiv në salmonelë, përderisa ne kemi mandatin për mbrojtje të konsumatorëve i cili është edhe prioritet i yni, në koordinim dhe me njoftim të prodhuesit, si masë paraprake është vendosur tërheqja e produkteve Kinder sipas llojeve dhe serive”, kanë njoftuar autoritetet kosovare.

Ndërkohë në vendin tonë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se çokollatat problematike që janë hequr nga tregu në Europë nga kompania “Ferrero” nuk ka hyrë në Shqipëri.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF