KreuCelebrity

Konfirmohet prezenca e 2 varianteve të reja të Omicron në Shqipëri!

Instituti i Shëndetit Publik njofton se dy variantet BA1 i Omicron dhe BA2 janë të pranishme në Shqipëri, pas analizimit të 556 mostrave.

Sipas të dhënave rezulton se, 86%(476) janë mostra BA1, 8.3%(46) janë mostra BA2, 3% (18) janë mostra delta.

Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore. ISHP thotë se ka gjasa që ky variant të kalojë në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë.

Instituti Shëndetit Publik u bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen ndaj COVID-19 pranë qendrave shëndetësore ose pikave të përqendruara të vaksinimit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF