KreuCelebrity

Shuplaka në Oscar, Rita Ora e mërzitur: “Isha në tualetë, nuk e pashë dot”!

Rita Ora tha se është mërzitur shumë prej shuplakës së Will Smith ndaj Chris Roc në ceremoninë e ndarjes së cmimeve Oscar, jo sepse incidenti ndodhi, por sepse ajo nuk ishte aty në ato caste për ta parë.

“Në atë moment unë kam qenë  në tualet, gjë për të cilën jam shumë e mërzitur! Pas kthimit pasi pashë fytyrat e të ftuarve të tjerë dhe thashë: “Çfarë po ndodh? Çfarë po ndodh?”, u shpreh këngëtarja e njohur, e cila ishte ishte pjesëmarrëse në ceremoni, bashkë me të dashurin e saj, regjisorin hollivudian, Taika Waititi.

Smith dha dorëheqje nga Akademia Oscars pas ngjarjes për të cilën po flasin të gjithë.“Veprimet e mia në edicionin e 94-të të Çmimeve Oscars ishin shokuese, të dhimbshme dhe të pafalshme”, tha aktori përmes një deklarate.

Akademia tha se ka pranuar dorëheqjen e tij dhe do të vazhdojë të “lëvizë përpara” me procedurat disiplinore. Smith e goditi me shuplakë komedianin Rock pasi ky i fundit bëri një shaka për kokën e rruar të gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF