Bora Zemani njoftoi se do të publikojë një këngë “suprizë”, të parën e saj, dhe ne po presim plot kërshëri të shohim nëse është ndonjë shaka 1 prilli apo jo.
Donald Veshaj befasoi jo pak kur publikoi këngën e tij pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. Në klipin e tij shfaqej numri 5, dhe shumë ndjekës menduan se ai ishte një symbol dhe përfaqësonte datën e lidhjes së tij me Borën.
Moderatorja vetë pretendon se ka gati një këngë që mban titullin “Nuk jam si ti”.
Kënga e Veshajt, përvec numrit 5 në fund, përmbante rreshta, për të cilët, sa ishte në Big Brother, kishte thënë se do t’ia dedikonte ish-të dashurës së tij.Nuk dihet ndërkohë nëse dhe kënga e Borës lidhet njëfarësoj me historinë e tyre, që u mediatizua së tepërmi gjatë kohës që aktori ishte në BBV.