KreuCelebrity

Befason biznesmeni shqiptar, rrëfen se është martuar!

Biznesmeni Elton Ilirjani ishte i ftuar përmes “Skype” në emisionin “Rudina”, ku u shfaq shumë më ndryshe këtë radhë. Pamja e tij, e sidomos stili i flokëve ngjallën kërshëri të madhe, dhe ai e shpjegoi modelin përmes një rrëfimi.

Ilirjani tha e është martuar, dhe është ndikuar nga partneri i tij për zgjedhjen e look-ut.

“Bashkëshorti im është afro-amerikan dhe është i dashuruar pas këtij stili. Edhe unë gjithashtu”, -tha biznesmeni.

Ilirjani preferoi të mos jepte detaje të tjera, por i premtoi Rudina Magjistarit se në intervistën tjetër do të jetë bashkë me partnerin, dhe padyshim, i bëri ndjekësit kuriozë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF