
Dy të rinj në Kuçovë dhe një 40 vjecar në Dhërmi janë plagosur për shkak të motit të keq dhe erërave të forta në vend. Një djalë 27 vjecar ka rënë nga soleta e shtëpisë nga era, teksa punonte për montimin e një paneli diellor.
I riu ka pësuar fraktura dhe shembje në të gjithë trupin. Majkëll Vrapi është gjetur pa ndjenja në tokë dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Ai aktualisht ndodhet në sallën e operacionit në Repartin e Kirurgjisë, ndërkohë që mjekët thonë se gjendja e tij është e rëndë.
Ndërkohë, po në Kucovë, një depozitë uji është shkëputur nga çatia dhe ka rënë sipër një vajze 17 vjeç, e cila ishte duke kaluar në rrugë. Vajza, që i ndihmua nga kalimtarë të rastit, është jashtë rrezikut për jetën edhe pse me fraktura dhe plagë të shumta.
Po për shkak të erës së fortë, një 40-vjeçar banues ka rënë nga një objekt dykatësh në Dhërmi, kuishte duke punuar. “Më datë 31.03.2022, në fshatin Dhërmi, Himarë, duke punuar, ka rënë nga një objekt dykatësh, shtetasi K. H., 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, sipas policisë.



















