KreuCelebrity

“Dashuria është ilaçi më i fuqishëm”, Fedez del nga spitali!

Disa ditë më parë Fedez iu nënshtrua një operacioni të rëndë, i cili fatmirësisht doli me sukses. Ai ndau detaje me ndjekësit në rrjetin e tij Instagram se vuante nga një tumor i rrallë neuroendokrin të pankreasit.

Së fundmi Fedez ka njoftuar se ka dalë nga spitali ‘San Raffaele’ në Milano, ku qëndronte i shtruar që prej datës 22 Mars. “Dashuria është ilaçi më i fuqishëm”, shkroi ai në Instagram, teksa falëndëroi të gjithë mjekët dhe ata që janë kujdesur dhe shqetësuar për të.

Ndërkohë blogereja e njohur Chiara Ferragni i ka qëndruar pranë bashkëshortit të saj, dhe sapo ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të realizuara gjatë qëndrimit të tyre në spital këto ditë jo të lehta.

“Ka qenë e vështirë, por ne jemi në shtëpi. Faleminderit të gjithë mjekëve, infermierëve dhe stafit të ‘San Raffaele’ që na bën gjithmonë të ndihemi të sigurt dhe si në shtëpinë tonë, dhe që na jep gjithmonë shpresë. Faleminderit bashkëshortit tim të mrekullueshëm që luftoi kaq shumë dhe kaq të guximshëm për familjen tonë. Faleminderit për gjithë dashurinë që ndjejmë çdo ditë”, ka shkuar ajo krah postimit.

 


 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF