KreuCelebrity

Gena turpërohet në dasmë: Më hodhën 7-8 mijë euro false!

 

Gena ishte i ftuar në Top Channel, ku u fol për dasmat shqiptare dhe traditën e hedhjes së parave. Ai tregoi sesi gjithmonë e më shumë këngëtarët po ftohen në dasma dhe përcaktojnë çmimin që dëshirojnë të paguhen.

Gena rrëfeu dhe një histori personale, ku disa vite më parë në një dasmë i kanë hedhur rreth 7-8 mijë euro false. Ai e ka kuptuar këtë gjë vetë kur ka dërguar paratë në bankë e është ndjerë i turpëruar.

Gena: Kemi çuar lekët në bankë dhe aty është turp i madh se kanë dalë që janë false dhe është problem tjetër.

Pyetje: Çfarë vlere mund të kenë qenë paratë false?

Gena: Rreth 7-8 mijë euro. Përpara 10 vitesh, ishin të kopjuara aq mirë sa nuk kuptoheshin. Ai mund të të hedhë dhe florinj e të dalë bakër. Ideja është që ke në dorë lekë false dhe ndihesh i turpëruar në atë moment.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF