KreuCelebrity

“Merr vesh nga futbolli po aq sa gjyshja ime”, Beniada i përgjigjet ndjekësit!

 

Beniada Nishanin nuk e lanë të largohej nga Top Channel; pas daljes nga “Big Brother VIP” , modelja u bë pjesë e një emisioni sportiv. Ajo e kishte shprehur dëshirën për të qenë prezantuese në një emisioni, dhe produksioni i BBV ia plotësoi.

Beniada u bë pjesë e “Procesi Sportiv” . Por e pranoi dhe vetë se nuk ka shumë njohuri nga futbolli, e tha se do të mësojë rrugës.

Kritikat apo ironitë megjithatë, nuk i mungojnë. Së fundi, kur ajo publikoi disa foto nga emisioni, dikush komentoi: “A merr vesh gjë nga futbolli apo di aq sa gjyshja ime”.

Beniada “nuk e vuri ujin në zjarr”, por u përgjigj me një emoji duke qeshur me lot, cka tregon se vazhdon t`i marrë gjërat me sportivitet.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF