KreuCelebrity

Gjobat e makinave duhet të paguhen brenda 30 ditëve, ose në të kundërt…

Shoferët që nuk paguajnë gjobat e marra brenda 30 ditëve do t’u bllokohet mjeti deri në momentin që ata do t’i shlyejnë ato.

Sipas shefit të Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili, kjo nismë është në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.

“Secili person që kapet dhe ndëshkohet me një masë administrative duhet ta likuidojë brenda afateve të caktuara.

Dhe kush nuk e likuidon brenda 30 ditëve, nëse kapet në qarkullim bëhet ndalimi administrativ i mjetit dhe çdo person që ka një ose më shumë gjoba, në rast se nuk i likuidon nuk i ofrohet shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”, ka njoftuar shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF