
Blogerja shqiptare, njëkohësisht ish banore e Big Brother, Gerta Shino, kaloi momente shumë të vështira rreth një vit më parë, kur pësoi një abort. Por një vit nga ai moment i rëndë për të, ka dhënë një lajm të mirë për ndjekësit e saj.
Blogerja ka bërë të ditur se është sërish në pritje të ëmbël. Këtë e tregoi vetë përmes disa pamjeve që shpëndau në llogarinë e saj personale në Instagram.
Zeshkania duket se është në muajt e fundit të shtatzënisë, ndonëse nuk ka zbuluar më shumë për ndjekësit.
E njëjta ndërkaq jeton prej vitesh në Norvegji me partnerin e saj, Florentin, me të cilin është martuar para dy viteve në Shqipëri.