KreuCelebrity

U tha se ka ndërruar jetë, reagon Sabri Fejzullahu: Vetëm Zoti vendos se kur do të vdes!

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, është një nga artistët më të pëlqyer të artit shqiptar. Mirëpo shpeshherë artisti ka rënë pre e lajmeve të rreme dhe të pakëndshme në lidhje me vdekjen e tij.

Për këto lajme, së fundmi këngëtari ka reaguar me anë të një videomesazhi në profilin e tij në “Facebook”.

Gjatë videos ai tregon se gjendja e tij shëndetësore është shumë mirë dhe se po punon për projektet e tij muzikore. Sipas artistit është hera e katërt brenda tre muajve që portalet shkruajnë lajme të tilla, por ai thekson se është shëndoshë e mirë dhe se vetëm Zoti mund të vendosë se kur ai do të ndërrojë jetë.

“Përshëndetje të gjithë ju që dëgjoni këngët e mia dhe kudo që jeni shqiptarë të nderuar, që ju dua fort dhe ju çmoj e ju respektoj. Është hera e katërt që brenda tre muajve po shkruhet nëpër portale që unë kam vdekur. Unë jam gjallë, jam shëndoshë e mirë, po punoj pa u ndalur, ju dua me gjithë zemër dhe vetëm ai i madhi (Zoti) vendos se kur do të vdes unë. Faleminderit shumë ju dua me shpirt”, tha këngëtari.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF