Aktorja e njohur Delinda Disha pak ditë më parë ndau me të gjithë ndjekësit e saj lajmin se ishte në pritje të ëmbël, por këtë të enjte ajo rrëfeu se kishte humbur të dy binjakët e saj.
Nëpërmjet një postimi në Instastory, aktorja e ndau këtë moment të vështirë me ndjekësit saj në Instagram, duke treguar gjithashtu se nuk po e kalon mirë psikologjikisht këtë periudhë.
Megjithatë pas lajmit të trishtë, Delinda arriti të përfundonte me sukses një shfaqje në teatër ku i duhej të aktronte rolin e një gruaje e cila mes shumë vështirësive tenton të bëjë fëmijë por përfundon duke birësuar një vajzë.
Aktorja ka treguar se për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike kjo gjë ishte shumë e vështirë për t’u realizuar. Ajo nuk ka nguruar së falënderuari të gjithë miqtë dhe ndjekësit e saj për mesazhet dhe energjinë pozitive që i kanë dhuruar.
“Sonte kisha shfaqjen ‘Celule Seksuale’, ndonëse e pamundur psikologjikisht po ia arrita të interpretoj Silvin. Një femër që do me patjetër të ngelë shtatzënë dhe pas shumë aborteve dhe tentativave për të ngelur në fund birëson një vajzë. Shumë faleminderit të gjithë për mesazhet, urimet, fjalët e ngrohta. Gjithë energjinë pozitive që mora do ja dal se kam një familje të mrekullueshme, miq të mirë dhe mbi të gjitha njerëz që më duan”, shkroi aktorja krahas fotos së postuar.