KreuCelebrity

Delinda Disha humbi binjakët, arsyet e abortit spontan!

Në fillim të marsit, aktorja e humorit Delinda Disha dha lajmin e bukur se do të bëhej nënë për herë të dytë, por pak javë më vonë, ajo rrëfeu me trishtim të madh se I humbi dy binjakët. Në një postim në rrjetet sociale ku rrëfeu se c`kishte ndodhur, Delinda shpjegonte se fizikisht është mirë, por nga psikologjike po e kalon shumë keq humbjen e dy bebushave të saj.

Shumë gra mund të jenë gjendur në një situatë të tillë, por cfarë e shkakton abortin spontan?

Sipas mjekes Kozeta Mustafaraj, rreth 10-20% e shtatezanive te identifikuara perfundojne ne abort spontan, por numri i humbjeve spontane eshte me i madh, pasi pjesa me e madhe e shtatezanive perfundojne perpara se vete gruaja ta dije qe eshte shtatezane. Shumica e deshtimeve ndodhin pasi fetusi nuk eshte i zhvilluar normalisht, dhe shpesh here eshte veshire te percaketohet apo te gjendet shkaktari i vertet. Shkaqet e tyre janë:

Anomali kromozomike, gjenetike. Shumica e deshtimeve ndodhin pasi qe fetusi nuk eshte zhvilluar normalisht , si rezultat i gabimeve kromozomike rastesore , dhe jo si pasoje e problemeve te trasheguara nga prindrit . Te tilla raste mund te jene:

– Vezeza qorre “Blighted ovum” kur embrioni nuk arrin te formohet.

– Ndalim i zhvillimit te embrionit brenda mitres: ne kete rast embrioni eshte i pranishem por ndalohet zhvillimi i tij, ose pushojne rrahjet e zemres.

– Shtatezania molare. Tumor jo kanceroz qe zhvillohet ne miter. Ndodh atehere kur nje set kromozomesh extra me origjine atesore fertilizojne nje qelize veze ne kohen e konceptimit.

Gjendje shendetesore amtare:

– Diabet amtar i pakontrolluar

– Infeksione amtare

– Probleme homonale

– Semundje te mitres apo qafes se mitres

– Semundje te gjendres tiroide

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF