Reperi i njohur italian Fedez pak ditë më parë ndau me ndjekësit e tij po vuan nga një sëmundje e rëndë.
Bëhet e ditur se së fundmi artisti i është nënshtruar operacionit në San Raffaele në Milano. Për momentin, për arsye privatësie, ende nuk dihet lloji i ndërhyrjes dhe rezultati nuk është i qartë.
Fedez thuhet se vuan nga demielinimi, një proces që në shumicën e rasteve mund të çojë në sklerozë të shumëfishtë, patologjinë më të shpeshtë inflamatore të sistemit nervor qendror. Simptomat janë të ndryshme si ulje e forcës së muskujve, ndjesi shpimi gjilpërash, vështirësi në artikulimin e fjalëve dhe reduktim drastik i shikimit.
“Nesër do të jetë një ditë e rëndësishme për mua. Kam dashur të falënderoj të gjithë ata që më kanë shkruar këto ditë, duke dërguar kaq shumë pozitivitet”, ka shkruar reperi i njohur në rrjetin social Instagram këtë të martë.