Përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj tregoi se ka bërë 3 tatuazhe të reja.
Dy prej tyre i ka në krah, e vendosi t`i ndajë ato edhe me fansat. “Wildcat (Mace e egër)”, është njëri prej tatuazheve dhe pak më lart ka vizatuar një zjarr. Pikërisht tatuazhin e dytë fansat e kanë lidhur me Donaldin.
Kjo për 2 arsye: “Luaj me zjarr” është një pjesë e tekstit të këngës që Beatrix i dedikoi Donaldit dhe “Fire on fire” është kënga që Donaldi i dedikoi Beatrixës në 14 shkurt në Ditën e të dashuruarve teksa ndodhej brenda BBV.
Dyshja u nda pas daljes nga shtëpia e BBV, por ndjekësit ende janë vigjilentë për të parë nëse ka sërish ndonjë shkëndijë mes tyre.



















