Këngëtari i njohur Mateus Frroku ka qenë i ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel, ku ndër të tjera foli edhe për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.
Teksa në studio u dha projekti i tij i fundit muzikor, këngëtari tha se kjo këngë ka ardhur si pasojë e emocioneve të bukura që ai po përjeton këtë periudhë të jetës së tij.
Mateus Frroku pranoi se është në një lidhje dashurie me një vajzë që i përket botës së artit. “Është artiste”, tha ai.
Këngëtari tregoi se ai dhe partnerja e tij kanë preferuar që këtë romancë ta mbajnë larg vëmendjes mediatike, edhe pse përditshmërinë e tyre ata e shijojnë normalisht duke mos u privuar nga “syri i publikut”.
Mateus Frroku zbuloi se vajza që ai është dashuruar është brune, teksa nuk preferoi të japë më shumë detaje.