KreuCelebrity

“Ke ndonjë vëlla”? Big Mama i kërkon moderatores t`i gjejë burrë, kanë frikë se i rrah!

“Ke ndonjë vëlla”? Big Mama i kërkon moderatores t`i

Big Mama ishte e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, ku pati një kërkesë të papritur për moderatoren Bieta Sula: donte që t`i gjente një djalë! Këngëtarja u shpreh se që kur ka dalë nga Big Brother Vip, njerëzit e kanë marrë frikë, pasi kanë hall se mos do t’i rrahë.

“Ne jemi e zgjidhur. Mbeta rrugëve të Tiranës, Maqedonisë dhe Kosovës. Nuk kam kohë për tu lidhur me dikë, por po ma gjete na një nuk ka problem. Ke nga një vëlla a çun. Kur del nga Big Brother nuk afrohen fare, me rastin tim që panë kanë frikë semos hanë dajakë. Edhe rrugës kur më shohin thonë ik ik se kjo është e vështirë. Por çdo njeri e ka pikën e vetë. Kur vjen pika ime dalë nga vetja,” tha Big Mama.

Më tej, ajo shtoi se :Dritan Lelin e kam shumë xhan e kam shokë. Me kryetarin e bashkisë unë e kam marrë prej krahu kam ecur në rrugët e Vlorës. Ai më ka lënë një përshtypje që unë nuk e shoh si kryetar, e shoh si shok timin. është një njeri i hapur, modest, me të flet për ça të duash, art, muzikë, gallatë. Dalim e ecim rrugëve. Unë po prisja që intervistën do e bënim në zyrë me bodyguarda, ai më mori prej krahësh dhe filluam të ecim në qendër dhe në rrugë. Unë po mendoja a është kryetar ky apo këngëtar”!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF