KreuCelebrity

Mrekullia e luftës: Civilët i mbijetojnë bombardimit të tmerrshëm të teatrit në Ukrainë!

Ekipet e Emergjencave kanë vazhduar kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e teatrit të shkatërruar në Mariupol, nga një sulm ajror i forcave ruse. Teatri, thote REL, po përdorej si strehë nga qindra civilë të Mariupolit, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan gjatë tre javë luftimesh.

Gati 24 orë pas sulmit, nuk ka pasur raportime për të vdekur. “Ne shpresojmë dhe mendojmë se disa njerëz që qëndruan në teatër, mund të kenë shpëtuar”, tha për Associated Press Petro Andrushchenko, zyrtar i Bashkisë.

Ai tha se ndërtesa kishte një strehë relativisht moderne për bomba në bodrum, e projektuar për t’u bërë ballë sulmeve ajrore. Zyrtarë të tjerë kishin thënë më herët se disa njerëz i kanë shpëtuar shkatërrimit.

Avokatja e Popullit në Ukrainë, Ludmyla Denisova, tha se streha nuk ishte shembur nga bombardimet dhe se disa njerëz kanë mbijetuar. Në teatër po strehoheshin afro 1200 gra e fëmijë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF