KreuCelebrity

“Me Arjolën s’jam takuar, jemi ftohur”, Monika Lubonja flet për marrëdhënien që ka me ish-banorët e BBV!

Marrëdhënia mes Arjola Demirit dhe Monika Lubonjës është ftohur dhe nuk është e njëjta sikurse ishte brenda shtëpisë të “Big Brother VIP”.

 

Së fundmi Monika ka qenë e ftuar në “Wake UP” dhe ka treguar se nuk janë takuar që pas mbarimit të formatit, duke mos zbuluar se çfarë e ka shkaktuar këtë hatërmbetje. Duket se është Arjola ajo që ka vendosur disa hendekë në raportin mes tyre.

Teksa fliste për personat që ka takuar këto kohë, ajo përmendi edhe Beatrix për të cilën tha se ishte më e qetë tanimë.

“Kam parë ndryshim të ftohtë me Arjolën, kafen nuk e kemi pirë ende. Por kur ta pimë do të kemi shumë gjëra për t’ia thënë njëra-tjetrës. Nuk jam takuar ende me Donaldin. Jam takuar me Beatrix, e pashë që ishte më e qetë. Kemi qenë në ditëlindjen e Big Mamës por nuk kam patur ndonjë takim. Me Fifin jam takuar normal. Jashtë ne do ta shohim se kush ka bërë lojë dhe kush jo”, tha Monika.

Më tej, aktorja u ndal edhe te raporti me Ilirin duke u shprehur se në disa intervista që ka dhënë së fundmi ai ka bërë deklarata të forta. Ajo shtoi se nuk ka dashur t’i përgjigjet pasi sipas saj balerini ka qenë në dëlirin e famës.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF