KreuCelebrity

Publikohen pamjet gjatë arrestimit të Elsa Lilas nga policia italiane!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila u vu në pranga mëngjesin e sotëm nga policia italiane në Romë. Ndalimi i saj erdhi pas një operacioni antidrogë të policisë së kryeqytetit italian, gjatë të cilit u arrestuan  13 persona, shqiptarë dhe italianë.

Gazeta italiane “Corriere della Città” ka publikuar edhe pamje nga momenti kur Elsa largohet me pranga në duar nga policia.

Mediat italiane shkruajne se 40 vjecarja kishte për detyrë të menaxhonte llogaritë e grupit.

Në rrjetin e narko-trafikut ishte përfshirë dhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, emri I të cilit kishte dalë në pah edhe një operacioni të mëparshëm të Guardia di Finanza në 2015-tën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF