Këngëtarja e njohur me famë botërore, Shakira ka më shumë se 12 vite që është e lidhur me futbollistin e njohur spanjoll, i cili luan në skuadrën e Barcelonës, Gerard Piqué.
Dyshja kanë dhe dy fëmijë bashkë por nuk janë të martuar dhe këngëtarja ka rrëfyer se nuk dëshiron të martohet me Piquen edhe pse ai është babai i fëmijëve të saj.
Në një intervistë në podcastin “Planet Weird”, Shakira zbuloi arsyen pse ata nuk janë martuar ende, duke theksuar se nuk dëshiron që Pique ta shohë atë si gruan e tij dhe se dëshiron të ruajë magjinë duke qenë “e dashura e tij”.
“Më tremb ideja e martesës. Është si një frutë i ndaluar, preferoj ta mbaj të kujdesshëm dhe mendoj se gjithçka është e mundur në varësi të sjelljes së tij”, u shpreh ajo.
Kujtojmë që ata janë njohur në klipin e këngës “Waka Waka”, kënga zyrtare e Kupës Botërore të FIFA 2010 në Afrikën e Jugut, dhe fill pas publikimit të saj lindi një histori e bukur dashurie.