Aktori i mirënjohur William Hurt ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.
Aktori, i cili ka spikatur për interpretimin në filmin “Kiss of the Spider Woman” dhe punën e tij në “Broadcast News”, “A History of Violence” dhe “Children of a Lesser God”, vdiq i qetë pranë familjes, nga shkaqe natyrore.
“Me hidhërim të madh familja Hurt vajton vdekjen e William Hurt, babait të dashur dhe aktorit fitues të çmimit Oscar, më 13 mars 2022, një javë para ditëlindjes së tij të 72-të”, tha i biri i tij në një njoftim.
Hurt fitoi Oscar për “Aktorin më të mirë” në vitin 1986 për “Kiss of the Spider Woman”, në të cilën ai luajti një burrë homoseksual që ndan një qeli me një të burgosur politik në Brazil. Ai mori nominime të mëtejshme për Oscar për “Aktorin më të mirë” për” Children of a Lesser God” dhe “Broadcast News” dhe për “Aktorin më të mirë joprotagonist” për “A History of Violence”.