Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka bërë zyrtare lidhjen e saj me Pete Davidson me anë të disa fotove të publikuara në rrjetin social Instagram.
Ky veprim vjen disa javë pasi 41-vjeçarja u shpall ligjërisht beqare. Kim ka publikuar disa fotografi me të dashurin e saj 28-vjeçar, ku ata shfaqen duke dhuruar puthje me njëri-tjetrin dhe duke bërë selfie së bashku.
Aktualisht, llogaria e Davidson në Instagram është e çaktivizuar, pas sulmeve të përsëritura të ish-bashkëshortit të Kim, Kanye West, kundër tij.
Kardashian dhe Davidson fillimisht ndezën thashethemet se po dilnin bashkë kur u panë të kapur për dore në Kaliforninë Jugore, më 29 tetor. Një burim pohoi se themeluesja e “SKIMS” e sheh statusin e saj beqare si një hap pozitiv përpara në divorcin e saj nga reperi.



















