KreuCelebrity

Eliza Dushku takohet me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, zbulohet arsyeja e ftesës!

Aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare, Eliza Dushku ka qenë e ftuar në Shtëpinë e Bardhë ku është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Aktroja së bashku me shumë gra të tjera të Hollivudit ishte musafire e Shtëpisë së Bardhë me një mision të veçantë të nisur nga “Zonja e Parë” e SHBA-së, Jill Biden.

Eliza ka qenë ndër personazhet e famshëm që ka folur me zë të lartë për çështje të tilla. Pak kohë më parë, Dushku akuzoi për ngacmim seksual kolegun Michael Weatherly me të cilin luajti në serialin Bull.

Për këtë çështje ajo dëshmoi në nëntor të vitit të kaluar para Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ka qenë vetë aktorja e filmit hit “Wrong Turn”, e cila ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi nga takimi me krerët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku shihet duke pozuar ndër të tjerash edhe me presidentin amerikan Joe Biden.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF