Një ditë më parë, dy shqiptarë të Kosovës deklaruan se do t’i bashkohen luftës së Ukrainës kundër Rusisë, shkruan Express. Mediat raportojnë se njëri prej tyre, Maliq Behluli, është vëllai i këngëtares së njohur kosovare, Shyhrete Behluli.
Se ata kanë lidhje familjare dëshmohet edhe në komentet e njëri-tjetrit në rrjetin social Instagram, vazhdon shkrimi. Në një foto ku Maliqi e uron vajzën e tij për ditëlindje, Shyhrete Behluli ka komentuar ndër të tjera “qoftë e lumtur zemra e hallës”.
Për Kanal 10, dy kosovarët kanë pohuar se do t’i bashkohen betejes së Ukrainës, për ta luftuar agresorin rus.
Ata janë parë në pikën kufitare të Medykas, ku kanë thënë se do të shkojnë në krah të ushtrisë ukrainase.



















