Dua Lipan tani nuk do ta shohim vetëm si këngëtare por edhe si aktore.
Ajo do të jetë pjesë e filmit të ri me spiunë të regjisorit Matthew Vaughn, “Argylle”. Nuk dihen shumë detaje rreth rolit që ylli i hitit “Don’t Start Now” do të ketë në këtë projekt, por publikut tashmë i janë ofruar pamjet e para të filmit përmes një traileri 8 sekondash teksa Lipa shihet në shoqërinë e kolegut të saj, Henry Cavill.
“Argylle dhe Lagrange. Duket krejtësisht paqësore, apo jo…”, ka shkruar Cavill në Instagramin e tij përkrah fotografisë.
Krahas këngëtares, në “Argylle” luajnë edhe aktorët si Henry Cavill, Bryce Dallas Howard, Sam Rockwell, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, Ariana DeBose, John Cena dhe Samuel L.Jackson.



















