KreuCelebrity

Froniste e re në Love Story: La Italinë për të gjetur dashurinë në Shqipërinë!

Froniste e re në Love Story: La Italinë për të gjetur

Katerina ka lënë Italinë për fronin e “Love Story”, ku shpreson të gjejë dashurinë. Pas një lidhjeje të gjatë me një djalë Italian, tani uron të gjejë shpirtin binjak në Shqipëri.

“Ndodhi kaq papritur, 24 orë më parë isha në Bergamo tani jam në Tiranë ku po shijoj kapuçinon time të parë. Erdha në ‘Love Story’ me zemër dhe sinqeritet në radhë të pare. “Kam pasur një lidhje 6-vjeçare me një djalë Italian dhe nuk jam penduar për asgjë. Tani ka ardhur momenti të njoh një djalë shqiptar. Nuk e di çfarë do ndodhi, por jam shumë kurioze.

Në rrugën time në Love Story dua të bëj atë që ndiej të njoh për here të pare në jetën time një djalë shqiptar. Karakteri im është me kontraste të forta, kam shumë sens humori dhe shpresoj që këtë anë ta shikoni sa më shpejtë, por bëhem shumë serioze kur diçka e kam për zemër.

Jam në Love Story sepse më pëlqen dashuria siç thotë edhe këngëtari im i preferuar: ‘Dashuria në jetë llogaritet dy here,” u shpreh ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF