KreuCelebrity

Bradley Cooper, me pamje të re të cuditëshme: Dyshohet për ndërhyrje estetike! 

Përpara disa muajsh, fansat e Tom Cruise u befasuan me fytyrën e enjtur të tij, që ngjalli diskutime të mëdha në rrjet. Tani duket ka qenë radha e Bradley Cooper të gjendet në të njëjtën situatë.

Duket se pesha e kohës që kalon, në Hollivud, nuk rëndon vetëm mbi aktoret femra. Edhe meshkujt i drejtohen kirurgjisë estetike për t`u dukur më të rinj. Në shoëbizin ndërkombëtar, aktorët e moshuar shpesh anashkalohen e nuk i thërrasin më për role nëpër filma. Edhe pse nuk e pranojnë, Brad Pitt dhe Tom Cruise mund të kenë bërë ndërhyrjë që të duken më të rinj në moshë nga sa janë në realitet.

Tani edhe fansat e Bradley Cooper thonë se janë befasuar nga shfaqja e tij e fundit në publik. Në ceremoninë e cmimeve SAG, aktori dukej më i fryrë në fytyrë dhe me fytyrën të pastër pa rrudha.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF