
Pas një sulmi rus pati shpërthim zjarri në një nga centralet atomikë më të mëdhenj të Europës në juglindje të Ukrainës, Saporishja. Zjarri ndërkohë është shuar, por trupat ruse kanë marrë centralin.
Sipas Kievit, trupat e ushtrise ruse kanë marrë në dorë centralin atomik, Saporishja në Ukrainë. “Personeli i centralit kontrollon blloqet e energjisë dhe siguron vazhdimin e punës”, bëri të ditur autoriteti atomik ukrainas, thote DW. Nuk është zbuluar asnjë dëmtim në centralin atomik dhe ndryshime në radioaktivitet, thuhet nga ky autoritet.Asnjë vend i botës nuk ka qëlluar ndonjëherë centrale atomike, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një videomesazh të publikuar natën e së premtes. Rusia “shteti terrorist kalon në terror nuklear”, u shpreh Zelensky.
Sipas presidentit ukrainas, lidershipi i Moskës kërkon “të përsërisë” katastrofën atomike të Çernobilit.
Në centralin atomik më të madh europian, Saporishja kishte shpërthyer zjarri natën pas një sulmi rus. Sipas të dhënave të autoriteteve zjarri është shuar ndërkohë, dhe nuk ka prekur reaktorët atomikë. Ushtria ruse kishte lejuar të kalonin vetëm pas disa orësh trupat e zjarrfikësve. Agjencia Ndërkombëtare Atomike në Vjenë deklaroi, se sipas qeverisë ukrainase, matjet nuk tregojnë shtim të radioaktivitetit. Në të njëjtën kohë kjo agjenci kërkoi fundin e luftimeve përreth centralit atomik dhe paralajmëroi nga “rrezik serioz”, nëse goditen reaktorët.