KreuCelebrity

Ukrainë, “Nuk e duam luftën”: fëmijët kërkojnë paqe përmes vizatimeve!

Fëmijet e qytetit ukrainas të Ivano- Frankivskut kërkojnë paqen nëpërmjet disa vizatimeve. “Ukraina do t’ia dali mbanë”, “Ju presim në shtepi”, dedikuar prindërve të cilët janë në frontin e luftës.

Këto janë disa nga shprehjet që këta fëmijë kanë vendosur të shprehin  atë çka po ndodh në Ukrainë gjatë këtyre ditëve të errëta të historisë botërore.

Këto vizatime janë postuar në Twitter në llogarinë e Policisë dhe të Ministrisë së Brendshme. Në faqen e Twitter-it të ministrisë shkruhet: “Nuk e duam luftën: fëmijët e Ivano- Frankivskut kërkojnë paqen. Vizatime të tilla janë një simbol i besimit në fitoren dhe në paqen aq të dëshiruar për popullin ukrainas.”