KreuCelebrity

Kate Middleton “gati të nisë fluturimin e vetme” (duke ndjekur stilin e Dianës)!

“Është gati të fluturojë vetë”, thuhet në një artikull botuar në Daily Mail shkruar nga Dan Wooton. “Besoj se në pallat ka një strategji të përcaktuar, edhe pse diskrete, për ta kthyer Kate në gruan më të rëndësishme të pallatit kjo në nivelin publik,”  ka vazhduar më tej autori.

“Pa të shoqin ndjehet më e lirë dhe vizita e fundit në Kopenhagë është dëshmi e saj”, ka thënë një burim nga pallati mbretëror, i cili ka furnizuar me informacion artikullin.

“Njëherë e një kohë ishte një vajzë e ndrojtur, që edhe pse ishte martuar një trashëgimtar të fronit, vuante nga presionet lidhur me rolin e saj.” Këto rreshta duken sikur janë shkruar për Lady Dianën, por në fakt i referohen Kate Middleton, e cila sot është një nga personazhet më të njohur të familjes mbretërore dhe që po ia del për mrekulli të menaxhojë takime të ndryshme të niveleve të ndryshme. Dhjetë ditë më parë në Kopenhagë dukesha ishte e vetme në turin mbretëror, pa bashkëshortin William.

“Kur Kembrixhët do të shkojnë larg Britanisë, do të zhvillojnë secili detyrat e tyre të ndarë nga njëri -tjetri, ashtu siç bënin Karlo dhe Diana”, ka vazhuar burimi nga pallati për tabloidin.

“Reflektorët do të jenë drejtuar nga Kate, njëlloj si Diana, po William nuk është si babai tij, ai pranon me qetësi popullaritetin e të shoqes” citon artikulli.