Jason Momoa dhe Lisa Bonet mesa duket kanë vendosur t’i japin një tjetër mundësi martesës së tyre dhe njëri-tjetrin.
Pas 12 vitesh së bashku, dy fëmijëve dhe pesë vjet martesë, Momoa konfirmoi divorcin nga Bonet më 17 janar. Por një kthesë e mrekullueshme ka ndodhur dhe ata janë ribashkuar dhe po përpiqen të rregullojnë çështjet martesore, sipas një miku të ngushtë të Momoas.
Momoa konfirmoi më parë në një postim tashmë të fshirë në Instagram se, “Ne të gjithë e kemi ndjerë shtrëngimin dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese… Një revolucion po shpaloset dhe familja jonë nuk bën përjashtim… ndjenja dhe rritja nga ndryshimet sizmike që po ndodhin. Dhe kështu, ne ndajmë lajmin se po ndahemi. Ne e ndajmë këtë jo sepse mendojmë se është e vlefshme, por duam që ndërsa vazhdojmë jetën tonë, ta bëjmë me dinjitet dhe ndershmëri”.
Një mik i ngushtë i aktorit të “Aquaman” ka folur për “HollywoodLife” dhe pretendon se “Jason u kthye me Lisa rreth dy javë më parë. Ata vendosën të punonin me gjërat në vend që t’i hidhnin poshtë sepse ata kanë investuar shumë te njëri-tjetri”. Burimi shpjegoi se dy fëmijët adoleshentë të çiftit, Lola 14-vjeçare dhe Nakoa-Wolf 13-vjeçare, janë “absolutisht të emocionuar” që prindërit e tyre po përpiqen të rindërtojnë martesën dhe familjen e tyre.