Para luftës nuk është askush indiferent dhe aq më shumë yjet e Hollywoodit. Çifti shumë i dashur i aktorëve Reynolds – Lively u kanë bërë apel ardhuruesve të tyre të ndihmojnë në ndihma dhe të holla kauzën e tyre në ndihmë të popullsisë ukrainase nëpërmjet UNHCR, agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët.
“SHBA për UNHCR janë gati për të ndihmuar mbi 50.000 ukrainas që u detyruan të braktisin shtëpitë tyre në këto 48 orë. Jemi duke i siguruar ndihmat e para, dhe duke bashkëpunuar me vendet fqinje për t’u garantuar popullisë mbrojtje”, thuhet në postin e Blake Lively, shoqëruar me një foto dramatike të një femije i cili rend për të shpëtuar nga kthetrat e luftës.
“Kur ju do të bëni një dhurim, ne do ta dyfishojmë atë, derisa të arrijmë në 1 milion dollarë”, premton më tej Ryan Reynolds.
Nuk është hera e parë që këta dy aktorë janë të impenjuar në kauza të tilla, madje dhe gjatë kohës së pandemisë të dy kanë qenë shumë aktivë në mbeldhjen e fondeve. Aktorët janë treguar të gatshëm të paguanin dyfishin e shumës së një donatori.