Moderatorja Jona Spahiu ka folur për herë të parë për largimin e saj nga programi i humorit “Kosherja”, të cilin ajo e moderonte që prej hapjes së tij.
Teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, Jona ka sqaruar se largimi i saj ka ardhur pasi ajo ka plane të tjera në jetë e në biznes.
“Zgjodha mos të jem më pjesë në ‘Koshere’ sepse kam plane të tjera në jete dhe biznes. Ishte përvojë e bukur dhe argëtuese, por kaq! Ky nuk do të ishte emisioni im i jetës. Faleminderit për fjalët e bukura, nuk kam nevojë të jem në TV që t’ju kem në zemër”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që këtë të diel faqja zyrtare e programit të humorit dha lajmin se sezoni i ri i “Kosheres”, i cili do të nisë më 6 mars, do të moderohet nga Sarah Berisha, ish-banore në “Big Brother VIP”.



















