KreuCelebrity

Aktori i famshëm rrezikon jetën në sheshin e luftës në Ukrainë!

Aktori i famshëm amerikan, fituesi i çmimit Oscar Sean Penn ka rrezikuar veten teksa ndodhet në Ukrainë, për xhiruar dokumentarin mbi Ukrainën, atë që do të bëhet nesër dëshmitar i një krimi makabër që po ndodh në këtë vend, gjatë këtyre ditëve të nxehta të terrorit ushtarak.

Lajmi u konfirmua nga Vice Studios, e cila është prodhuesja e filmit në bashkëpunim me Vice World News dhe Endeavor Content. Aktori është takuar me krerët më të lartë ukrainas, si me zëvendëspresidenten Iryrina Vereshchuk. Kjo është hera e dytë e Penit në Ukrainë. Në nëntor 2021, aktori u takua me forcat ushtarake ukrainase, për të bërë përgatitur terrenin për xhirimet. Pamjet e kësaj vizite u publikuan nga vetë forcat ushtarake në atë kohë.

Në komunikatën që zyra e presidentit ukrainas, lëshoi përmes ambasadës amerikane, e cilësonte këtë akt të aktorit amerikan si një të vërtetë që do i tregohet botës se ç’po ndodh në Kiev nga ana e pushtuesve ruse.

“Regjisori ka ardhur posaçërisht në Kiev për të flmuar ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë, dhe për t’i treguar botës të vërtetën mbi pushtimin rus të vendit tonë. Sean Pean është nga ata që mbështesin Ukrainën. Vendi ynë i është mirënjohës për kurajon dhe ndershmërinë. Kurajë që shumë nuk e kanë, dhe veçanërisht disa politikanë perëndimorë…”, përfundon komunikata duke shigjetuar në këtë mënyrë zyrtarët më të lartë perëndimorë, që sipas qeverisë ukrainase nuk bënë asgjë për të ndaluar këtë konflikt ushtarak.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF