KreuCelebrity

Ukrainë: Trupat ruse rrethojnë impiantin bërthamor të Cernobilit!

Ukrainë: Trupat ruse rrethojnë impiantin bërthamor të

 

Presidenti i Ukrainës Zelenski ka bërë të ditur nëpërmjet Twitter-it se forcat ruse “po përpiqen të kapin” ish-centralin bërthamor të Çernobilit. Mbrojtësit tanë po japin jetën që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet”, shkroi Zelenski. “Ky është deklarim lufte kundër të gjithë Europës”. 

Pas marshimit të trupave ruse në Ukrainë, Komisioni Europian u prezanton liderëve të BE-së një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, thote DË. Paradite, Komisioni mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesuar nga presidentja Ursula von der Leyen, e cila më parë ishte takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. 

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen nën kryesimin e presidentit të Këshillit Charles Michel. Presidentja e Komisionit von der Leyen, Presidenti i Këshillit Michel dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, kishin dënuar më parë ashpër sulmin rus.

Krahas sanksioneve ndaj Rusisë, Europa po mendon tani se çfarë do të bëjë me refugjatët, të cilët kanë filluar të largohen nga Ukraina në masë të madhe. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, tha në Berlin se “aktualisht ne nuk shohim ndonjë lëvizje të madhe refugjatësh drejt vendeve tona fqinje ose në drejtim të Gjermanisë”. Ajo the se pritet që refugjatët të lëvizin brenda Ukrainës. Mediat gjermane njoftojnë për refugjatë që kanë filluar të lëvizin në drejtim të Polonisë, Rumanisë dhe Hungarisë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF