KreuCelebrity

“Boomerang”, Semi reagon pas ndarjes së Donaldit dhe Beatrix!

Nuk zgjati jashtë shtëpisë së Big Brother VIP lidhja romantike e Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj. Këngëtarja këtë e la të kuptohet përmes një postimi në Instagram, ndërsa e ka larguar aktorin nga lista e personave që ndjek.

Semi Jaupaj, mikeshë e mirë e Bora Zemanit, reagoi shumë shpejt pas këtij lajmi.

Semi publikoi një video në InstaStory, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Boomerang” e Yebba.

Donaldi dhe Beatrix nuk u panë në asnjë moment bashkë në festën e organizuar nga Top Channel, ndërsa aktori për më tepër, këndoi edhe këngën dedikuar Borës, “Toxic Love”. Këngëtarja nga ana tjetër shoqërohej nga vëllai i saj, Alban Ramosaj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF