20 vite dashuri, nga të cilat 17 martesë dhe tre fëmijë, por tashmë duket se Ilary Blasi dhe Francesco Totti janë një hap larg divorci. Corriere della Sera thoshte se dyshja po jeton në ambjente të vecanta brenda vilës së tyre në Romë. Edhe pse konsideroheshin si një prej cifteve më solidë e jetëgjatë të showbizit Italian, gjërat mes tyre thuhet se nuk kanë qenë si më parë.
E para, lajmin befasues e dha Dagospia pasditen e së hënës, e pas saj, ai u përhap rrufeshëm edhe më media të tjera, të cilat kujtonë sesi Ilary nuk ishte e pranishme në festën e 45-vjetorit të Tottit. Edhe në profilet përkatëse sociale, jeta në çift ishte zhdukur gradualisht.
Por, cila është arsyeja e ndarjes?
“Ilary ka pasur një flirt me një koleg televiziv. Kur Francesco e mori vesh, pa dyshim që nuk do i ketë pëlqyer. Por nuk mbaron me kaq. Thuhet gjithashtu se futbollisti ka rënë në dashuri me një tjetër, me të cilën mendohet se ka një lidhje prej pak kohësh dhe është shumë i dashuruar”, -shkruan Corriere, që përmend dhe një sherr të madh mes të dyve në 5 shkurt, gjatë një udhëtimi familjar në Castel Gandolfo.