KreuCelebrity

Xhensila Pere përballet me Robert Aliajn, “Kush je ti që mua më fyen në këtë pikë?”

Xhensila Pere, opinionistja e “Talk Love Story”, gjatë spektaklit të programit të dashurisë këtë të hënë ka bërë një ballafaqim me Robert Aliaj, pas statusit që ai ka bërë në Instagram për një koment që mbi djalin e tij, Kristin, konkurrent i programit “Love Story”.

“Opinioniste aty duhej të ishte një zonjë e suksesshme në jetën e saj familjare dhe profesionale, askush nuk e ka të drejtën morale të japi leksione suksesi aty ku vetë ata janë të dështuar”, ka shkruar ndër të tjera Roberti, fjalë për të cilat kanë prekur Xhensilën dhe me ngulm ka kërkuar një ballafaqim me të.

“Kam vetëm 1 pyetje, kush je ti që mua më fyen në këtë pikë?”, tha Xhensila, pyetje e cila u pasua me replika dhe nuk pati një sqarim dhe një ‘paqe’ mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Xhensila Pere: Unë do të doja të isha këtu për të celebruar një dashuri dhe jo për një status të tillë, kur kam marrë ftesën për të qenë opinioniste te “Love Story” absolutisht kam qenë shumë e lumtur dhe bëra një premtim me veten që të jem sa më e drejtë dhe të di se ku mbaron liria ime dhe ku fillon liria e tjetrit. Gjithashtu jam përpjekur si me djemtë, si me vajzat, 4 fronistët të jap mendimin tim gjithmonë pa cenuar dhe pa fyer askënd. Kam vetëm 1 pyetje, kush je ti që mua më fyen në këtë pikë?

Robert Aliaj: Unë nuk të kam fyer fare, po nejse nuk dua të bëj debat këtu se nuk është vendi. Ideja ishte që…

Xhensila Pere: Unë ndihem e fyer…

Robert Aliaj: Do të them një gjë me shumë sinqeritet ky reagim është më kompleks se kaq se nuk më pëlqeu mënyra si i ndërtoni gjërat me orientime nga komiteti qendror e bla bla… unë i kam inat, nuk je vetëm ti e përfshirë aty. Ti ishe impulsi. Unë do doja njerëz të suksesshëm këtu…

Xhensila Pere: Ku është e shkruar që të jesh i suksesshëm duhet të kesh një familje? Ke folur mjaftueshëm…

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF