KreuCelebrity

Ori Nebiaj dhe….regjisori tregon kush do të jetë pjesë e Big Brother 2!

Ende pa u mbyllur mirë Big Brother VIP, nisën hamendësimet mbi personazhet e njohur që do të jenë pjesë e sezonit të dytë të spektaklit. Në Wake Up, regjisori i programit, Eduart Grishaj tha se vetë Ori Nebiaj do të ishte një nga të ftuarat, por a e kishte me shaka apo jo, kjo mbetet për t`u parë.

Ori: Keni menduar për vipa të Big Brother VIP 2?

Eduart Grishaj: Po, kam edhe një emër, Ori Nebiaj, ke edhe një detyrë t’i mbushësh mendjen Islit të jeni të dy.

Ori: Po do na bëni të puthemi aty ( i shkel syrin Islit).

Grishaj tha se tani pop resin me padurim të bëjnë një palë pushime “të shumëmeritura” me mbylljen e suksesshme të BBV, që u kthye në spektaklin më të ndjekur në vend.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF