KreuCelebrity

Fitoi 100 mijë euro, Iliri feston me bukë e domate- kush i qëndroi në krah deri në mëngjes!

Ilir Shaqiri ishte fituesi i cmimit të madh prej 100 mijë euro të Big Brother VIP. Në gëzimin e madh të balerinit nuk kishte sesi të mungonte miku i tij i mirë, Sabiani. Në kohën që cmalleshin me njëri-tjetrin, Sabiani i tha se do të ishin bashkë në në një video live në rrjete sociale, ndërsa Iliri komenton: “Dy luanët”!

Sabiani: 100 mijë euroshi im.

Iliri: Gjithmonë vëllai gjithmonë!

Sabiani: Është vëllai i madh të gjithë shqiptarëve. Unë e zgjodha për 70 ditë, ju për 136 ditë

Iliri: Gjithmonë i juaji. Ju duam shumë. Gjithmonë fitore paçi!

Sabiani: Ju duam, ju duam, faleminderit për mbështetjen. Ia kemi dalë të vetëm fare. Vetëm me Zotin. Nesër do ju bëjmë një video live.

Iliri: Dy luanët, dy luanët!

Në një tjetër video, fituesi i ‘Big Brother Vip’ shfaqet duke ngrenë bukë me djathë e domate në orët e para të mëngjesit, në shoqërinë e të shoqes Emanuela dhe mikut të, Sabianit!

Sabiani: Shikoni ç’hanë fitimtarët

Iliri: Këta jemi ne popull, është ora 6 e mëngjesit, nuk e di sa është ora. Domate djath!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF