Këtë të premte u mbajt finalja e madhe e “Big Brother VIP”, ku fitues u shpall Ilir Shaqiri.
Gara ishte shumë e fort mes Ilir Shaqirit dhe Donaldit, por balerini ka mundur të triumfojë kundrejt tij, duke fituar në këtë mënyrë çmimin e madh prej 100 mijë euro.
Pas fitores, Iliri u rikthye në shtëpinë e “Big Brother” për të fikur dritat e shtëpisë.
Kujtojmë që ai ishte banori i parë që u fut në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kur ky rrugëtim startoi në tetor të vitit të kaluar.