KreuCelebrity

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur, Bardhyl Londo!

Shkrimtari i njohur, Bardhyl Londo, është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Prej dy muajsh ai ishte i shtruar në spitalin Onkologjik në Tiranë. Gjatë 10 ditëve të fundit gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, duke mos mundur t’i mbijetonte sëmundjes.

Bardhyl Londo ka lindur në 1948 në Përmet. Studimet i ka kryer për gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës.

Krijimtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi, si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF