KreuCelebrity

Arjolës nuk i plotësohet dëshira, ja kush do ta moderojë “Portokallinë”!

U vu në pikëpyetje moderimi i “Portokallisë” nga Fjoralba Ponari pas njoftimeve se Xhemi Shehu po kërkon të rikthehet në ekranin e Top Channel, si dhe dëshirës së shprehur nga Arjola Demiri që të mund ta drejtonte ajo spektaklin e humorit.

Por tashmë, vetë aktorët i kanë dhënë fund dilemës dhe kanë zbuluar se Fjoralba do të jetë edhe këtë sezon përkrah Salsanos.

“@fjoralba.ponari, këtë sezon do kemi fatin të ndjejmë magjinë e publikut më në fund!”- ka shkruar Rezart Veleshnja, duke konfirmuar kështu jo vetëm moderimin nga Fjoralba, por edhe rikthimin e publikut në skenën e humorit.

Kështu, Arjolës nuk do t’i plotësohet dëshira që shprehu gjatë sfidës së kutisë së Pandorës, të paktën jo këtë radhë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF