Lori Hoxha ia ka uruar ditëlindjen motrës së saj më të vogël, Redias, me një përmbledhje të momenteve më të bukura, dhe një mesazh të sinqertë.
“Gëzuar ditëlindjen, mbase ne nuk e pëlqejmë njëra- tjetrën gjithë kohës, por e di që e duam njëra- tjetrën gjithmonë. Diçka rreth teje bën çdokënd rreth teje të të dojë ty si familje dhe do e adhuroj gjithmonë atë për ty. Je diçka speciale, shpresoj ta dish”, ka shkruar ajo.
Ndryshe nga dy motrat e saj që janë mjaft aktive në rrjetet sociale, Redia ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së tyre. Megjithatë nga fotot që ekzistojnë, kemi parë se ajo është gjithashtu shumë simpatike ( dhe sa i ngjan mamit)!