KreuCelebrity

“American Song Contest” do të prezantohet nga Snoop Dogg dhe Kelly Clarkson!

Festivali më i ri, i cili i përngjan “Eurovizionit”, do të mbahet për herë të parë në Amerikë, dhe do të prezantohet nga reperi amerikan Snoop Dogg dhe këngëtarja Kelly Clarkson.

Snoop Dogg, u shpreh se ndihej mjaft i entuziazmuar që do të prezantojë përkrah Kelly Clarkson, e njohur ndryshe si Miss Texas.

Po ashtu edhe Clarkson është shprehur e lumtur që do të prezantojë një koncert si Eurovisioni, pasi ka qenë fanse e këtij festivali. “Jam fanse dhe e dashuroj konceptin e Eurovision, jam e emocionuar që sjell fenomenin muzikor në Amerikë. Jam shumë e lumtur që punoj me Snoop Dogg dhe mezi pres të shoh çdo shtet dhe territor të përfaqësuar nga artistë që këndojnë këngët e tyre”, tha ajo.

Shfaqja televizive 8-javore pritet të fillojë më 21 mars në NBC, ndërsa finalja e madhe do të jetë më 9 maj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF