Java nisi ëmbël me festën e Shën Valentinit, dhe siç astrologia Meri Shehu kishte thënë edhe më herët shkurti do të jetë një muaj i mirë.
Astrologia ka qenë e ftuar së fundi te “Rudina” në televizionin Klan, ku u shpreh se e gjithë kjo javë do të jetë e mbushur me energji të mirë dhe shumë dashuri.
“Është një javë shumë romantike sepse kemi një Hënë të plotë në Luan në datën 16. Luani është një shenjë e dashurisë, e adhurimit, bujarisë, dhuratave dhe gëzimit. Është një javë që e mbart emocionin dhe energjinë e mirë.
Dita e hënë përkoi me hyrjen e Mërkurit në shenjën e Ujorit. Kjo do të sjellë më shumë komunikim rinor, ide dhe freski. Ky Valentin hyri i freskët dhe me ide të reja. Do ndikojë në 4 shenjat të rëndësishme: Ujor, Luan, Akrep dhe Dem duke i bërë më të rigjeneruar dhe prezent në ide të reja”, tha ajo.