Aq mister e ka mbajtur Olta Gixhari identitetin e partnerit dhe babait të djalit të saj, Amar me të cilin jeton në Spanjë, sa i ka bërë të gjithë akoma edhe më shumë kuriozë për të.
Olta ishte e ftuar së fundi në “Ftesë në 5”përmes një lidhjeje “Skype” nga Valencia, ku rrëfeu jetën e saj të re.
Aktorja tha për partnerin e saj se ai nuk është një personazh publik, por sqaroi se është shqiptar dhe quhet Dori.
“Unë emrin edhe mund t’ ia them. S’ ia kam thënë se s’ më kanë pyetur kurrë për emrin… Zakonisht më pyesin pse s’nxjerr foto me fytyrën e tij…”, u shpreh ndër të tjera ajo.