Mes Johnny-t dhe Rominës në Love Story, gjërat duket se po ecin për mirë. Ata janë zhvilluar tashmë disa takime, dhe të hënë ajo I bëri një surprizë që Johnny-n e emocionoi shumë.
Ai tha megjithatë se për momentin e ka të vështirë të jetë i vendosur se çfarë do për veten e tij. “Kam një rrëmujë të madhe në kokën time për momentin”, tha duke shtuar se janë disa gjëra që e kanë vënë në një pikëpyetje të madhe.
Sellma sakaq, mendon se ajo cfarë ka ndodhur mes atyre të dyve, nuk është dicka e vërtetë, që zgjat në kohë por thjesht një rrëmbimi momenti nga emocionet.
“Është thjesht një tranzit i ëmbël Romina për Jonny që me kalimin e kohës do të kuptohet se si qëndron e vërteta”, tha Sellma.